Përfaqësues të institucioneve komunale dhe atyre politike, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, të enjten në nderim të dëshmorëve të kombit në Vushtrri, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit në Bletaj. Përvjetorin e dëshmorëve, në akademinë përkujtimore kreu i komunës Bajram Mulaku e ka vlerësuar si ditë edhe të referimit të punës së secilit në raport me idealin e dëshmorëve. “Si dhe në çdo përvjetor tjetër çdo njëri prej nesh, kudo që është dhe vepron, është mirë të prekim ndërgjegjen tonë, për të vlerësuar vetveten në raport me veprën dhe amanetin e idealit të dëshmorëve,”, ka thënë kryetari i komunës Bajram Mulaku. Në akademinë kushtuar dëshmorëve të pranishëm ishin edhe deputet e Kuvendit të Kosovës, Kurtan Kajtazi, e Xhevahire Izmaku, zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama, kryeshefi i QKSPEZH-it Sheremet Ahmeti, e mysafirë tjerë. Në ditën e dëshmorëve deputetja e Parlamentit të Kosovës Xhevahire Izmaku tha se po nderohet edhe dëshmori më i ri i Republikës së Kosovës polici Enver Zymberi i vrarë në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. “Nuk mund të mos e përshëndes familjen e dëshmorit më të ri të Vushtrrisë, të policitë të vrarë Enver Zymberi, i cili ju radhit shokëve të tij miqve të tij, dhe është në mesin e dëshmorëve të Kosovës”, ka thënë Izmaku
Ndërkaq Xhafer Istrefi kryetar i SHFD të UÇK-së, tha se “Dëshmorët janë themeltar të lirisë. Lirinë e bënë lufta, ndërsa luftën e bëjnë ata që e duan lirinë, ku ata që e duan lirinë dhe vdesin për te behën pjesë e përjetshme, dhe të tillë janë dëshmorët e kombit që ne sot po i nderojmë”.
Në këtë përvjetor si dhe në çdo përvjetor tjetër çdo njëri prej nesh, kudo që është dhe vepron, është mirë të prekim ndërgjegjen tonë, për të vlerësuar vetveten në raport me veprën dhe amanetin e idealit të dëshmorëve, ka thënë kryetari i komunës Bajram Mulaku