Pak ditë para përfundimit të misionit të në Kosovë, kryetari i komunës Bajram Mulaku ka pritur në një takim lamtumire komandantin e KFOR-it gjeneralin Erhard Buhler. Në këtë takim që është shoqëruar me një darkë lamtumire shtruar për gjeneralin Buhler, në shenjë respekti për misionin e KFOR-it në Vushtrri, kryetari i Komunës Bajram Mulaku, e ka nderuar atë me emblemën e komunës së Vushtrrisë. “Ishte nder për mua të bashkëpunoja me gjeneralin Buhler për të promovuar siguri për qytetarët e komunës si dhe frymën e integrimeve të komuniteteve, bashkëpunimit e tolerancës ”, ka thënë Mulaku.
Ndërkaq gjenerali ka shprehur falënderimin për bashkëpunimin e mirë me institucionet dhe kryetarin e komunës së Vushtrrisë si dhe ka shprehur emocione për kohen e kaluar në Kosovë. “Në emër të stafit tim edhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it dëshirojmë t’ju falënderojmë për mikpritjen në komunën tuaj. Kemi kontribuar me dëshirë për qytetarët e Vushtrrisë dhe në ditën e sotme me këtë pritje po më bëhet një nder i madh. Respekti im ju takon juve dhe qytetarëve të kësaj komune ” i tha gjenerali Buhler kryetarit Mulakut pas pranimit të mirënjohjes për kontribut për Komunën e Vushtrrisë. Do të më mungojë ky vend e këta njerëz ku kam krijuar shumë miq, por ja që po vie dita e ndarjes, pasi me 9 shtator unë dorëzoj komandën”, është shprehur Buhler.
Pas përfundimit të misionit të tij, gjenerali Buhler thotë se do të vazhdoi me detyrat e ushtarakut të karrierës dhe si shërbyes i paqes e demokracisë në misione ndërkombëtare të trupave paqësore të NATO-së në Afganistan.
Në shenjë respekti për misionin e KFOR-it në Vushtrri, kryetari i Komunës Bajram Mulaku, e ka nderuar gjeneralin Buhler me emblemën e komunës së Vushtrrisë