Në një ceremoni rasti, të hënën kryetari i komuinës Bajram Mulaku i shoqëruar nga nënkryetari i komunës Dibran Perçuku dhe bashkëpunëtorë kanë vënë gurthemelin e urës mbi lumin Sitnicë që lidh Prelluzhën me fshatrat e brezit te Çyçaviçës.
“Po e bëjmë një projekt shumë të rëndësishëm për të gjitha komunitet, është ura kjo që lidh të gjithë qytetarët, përfitime do të kenë të gjithë. Ne jemi të sigurt se do të vazhdojmë me projektet tjera në Prelluzhë që i kemi filluar më herët”, ka thënë Mulaku. Ai ka thënë se në Prelluzhë janë asfaltuar deri më tani rreth 700 metra asfalt, ka filluar faza e parë e investimit në kanalizim si dhe janë ndarë edhe 147 mijë euro për vazhdimin e fazës së dytë të këtij projekti të kanalizimit.
Ndërtimi kësaj ure do të kushtoi 384 mijë euro, derisa mjetet janë siguruar nga ministria e financave. Ndërkaq sipas Avdi Çitakut inxhinier në kompaninë Rukolli, ndërtimi i kësaj ure me gjatësi 110 metra dhe gjerësi 7 metra pritet të kryhet këtë vit, derisa vënia e asfaltit pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.
Fillimit të ndërtimit të urës, më së shumti i janë gëzuar banorët e fshatrave të brezit të Çyçavicës. “Kjo rrugë ka një rëndësi shumë të madhe për ne, ngase banorët e 12 fshatrave kemi bërë një rrugë më të gjatë për rreth 30 kilometra”, ka thënë Naser Miftari përfaqësues i atyre fshatrave.
Po e bëjmë një projekt shumë të rëndësishëm për të gjitha komunitet, është ura kjo që lidh të gjithë qytetarë”, ka thënë Mulaku