Qytetarë të nderuar!
Për shkak të problemeve që po shkaktohen me zjarre të shumta nga djegia e stërnishtave ku po shkaktohen dëme të mëdha materiale, Komuna e Vushtrrisë, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë nisur aksionin e preventivës dhe parandalimit të këtyre rasteve.
Inspektorët e preventivës nga zjarri të përkrahur edhe nga policia do të merren me të gjitha rastet e zjarreve në terren.
Apelojmë te të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm që në momentin e vërejtjes së zjarrit të lajmërojnë linjën e emergjencave 112, policinë dhe shërbimin e zjarrfikësve.
Njoftohen dhe paralajmërohen të gjithë ata që shkaktojnë këto zjarre, qoftë edhe vet pronari i tokës, se do të gjobiten menjëherë në bazë të legjislacionit në fuqi.
Njoftohen dhe paralajmërohen të gjithë ata që shkaktojnë këto zjarre, qoftë edhe vet pronari i tokës, se do të gjobiten menjëherë në bazë të legjislacionit në fuqi.