Drejtoria për Shërbime Publike ju bën thirrje të gjithë pronarëve të bizneseve që të bëjnë pastrimin e hapësirave para lokaleve apo objekteve nga mbeturinat dhe të mos krijojnë deponi ilegale të mbeturinave.
Në rast të mos zbatimit të këtij njoftimi do të pasojnë ndëshkime të ashpra nga Inspeksioni komunal.
Kërkojmë mirëkuptim dhe bashkëpunim me bizneset sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi ambient të pastër.
Sami Istrefi, drejtor i sherbimeve publike