Për shkak të kushteve të rënda materiale në të cilat jeton familja e heroit të Kosovës Enver Zymberi nga fshati Dubovc i Vushtrrisë, i cili u vra në mbrojtje të vendit në veri të Kosovës, Kuvendi Komunal të enjten në mbledhje të rregullt njëzëri ka ndarë 5 mijë euro si ndihmë momentale për familjen e tij.
Po ashtu Kuvendarët kanë kërkuar që rasti i heroit Zymberi por edhe gjithë heronjve tjerë të rënë në detyrë të rregullohet me ligj në mënyrë që familjeve të tyre tu sigurohet një jetë e dinjitetshme.
Po ashtu edhe kryetari i Komunës Bajram Mulaku në ditën e varrimit ka ndihmuar me 700 Euro familjen Zymberi.