Përveç mbështetjes materiale për familjet e tyre dhe për të varfëritë, gjatë qëndrimit në vendlindje me përvojën e tyre të krijuar në vendet ku jetojnë, në mesin e mërgimtarëve ka edhe të tillë që bëjnë promovime librash. “Shoqëria, gjuha dhe drejtësia” një libër i veçantë është promovuar të enjten në Vushtrri, me autorë të përbashkët të shqiptarëve që jetojnë në Suedi por edhe autorë suedez, Raif Mehmeti, Ann Katrin Wijk, Muhamet Ibrahimi, Bujar Hysenaj dhe Mana Fazzi është promovuar të enjten në Vushtrri.
Libri sipas redaktorit të saj Bedri Tahiri zanafillën e ka në shkrimet e Raif Mehmetit nëpër vite, shumica të dala nga puna e drejtpërdrejt e praktike me nxënës shqiptar nëpër shkollat e Suedisë. Kapitulli që shpreh interesim në librin 180 faqesh për të gjithë shqiptarët është padyshim, ai me informacione për vendet Nordike e veçanërisht Suedinë dhe krahasimet me Kosovën dhe hapësirën shqiptare ka thënë Tahiri.
Për librin kanë folur edhe mësimdhënës të gjimnazit “Eqrem Çabej”, Bedri Shyti, Fadil Beqiri dhe ish mësimdhënësi i kësaj shkolle Hazir Mehmeti i cili tani jeton në Austri. Për librin kanë folur edhe bashkatdhetarët Nazmi Jusufi e Sokol Braha. Ndërkaq Sevdai Kastrati këshilltar juridik në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës ka folur për kapitullin e drejtësisë që zë vend të rëndësishëm në libër.
Njëri prej autorëve të librit Raif Mehemti i cili jeton dhe vepron në shumë fusha në Suedi, tha se ky libër ka për synim të jetë një urë miqësie mes shqiptarëve dhe suedezëve. Për librin ka folur edhe bashkautori Muhamet Ibrahimi.
Njëri prej autorëve të librit Raif Mehemti i cili jeton dhe vepron në shumë fusha në Suedi, tha se ky libër ka për synim të jetë një urë miqësie mes shqiptarëve dhe suedezëve