Se objektivi I Komunës për të asfaltuar rrugët në të gjitha fshatrat e Komunës po realizohet dëshmon edhe fillimi I punimeve në fshatin Ashlan, e lagja Mehmeti, Shyti që është po në brezin e fshatrave tjera ku janë duke u kryer projektet tjera. “Vlera e kontraktuar e këtij projekti është 52.135 euro, gjersa Kompania “Jehona” nga Malisheva është duke I kryer punimet. Krahas asfaltimit të rrugëve të këtyre fshatrave të brezit të Çyçavicës Komuna e Vushtrrisë është duke kryer edhe asfaltimin e një rruge në vetë brendinë e qytetit në gjatësi prej 330 metrave. “Është në fund të punimeve në asfaltim të kësaj rruge të qytetit e cila të qon tek Tregu I Ri I Gjelbër në ndërtim e sipër . Kostoja e kësaj rruge është 67.400 euro” përfundon Muzaqi. Për asfaltim të rrugëve në disa nga fshatrat e artakollit po realizohen 5projekte në vlerë prej 400 mijë eurove.Përkundër vapës së madhe që po mbretëron, kompanitë punkryese vazhdonin me punët në përgatitjen e traseve për asfaltim të dhjetëra rrugëve në fshatrat e Artakollit të Komunës së Vushtrrisë. “Aktualisht punimet janë duke u zhvilluar në asfaltimin e rrugës Stacioni Hekurudhor –Bukosh-Novolan-Bruznik-Kollë në gjatësi prej 2100metra me vlerë kontraktuese prej 139.183 euro” thotë Drejtori në Drejtorin Komunale të Prokurimit Fadil Muyaqi. Sipas tijë Kompania fituese e tenderit për rregullim të kësaj rruge “Jehona” nga Malisheva ka filluar me punimet. Afër kësaj punishte Kompania “Beni Com” nga Prishtina kishte filluar me punimet në ngritje të trasesë për asfaltim të rrugës Bukosh-Targjë me gjatësi 640 metra . “Vlera e kontraktuar për realizim të këtij projekti është 44.810 euro” ka thënë Muzaqi. Me të njëjtin regjion të fshatrave është duke u realizuar projekti për asfaltimin e rrugëve në fshatin Pantinë me gjatësi prej 2km. “Vlera e kësaj kontrate me punëkryesin është 106.162 euro” thotë Muzaqi.