Komuna dhe HPI Kosova(Heifer International Kosova) janë marrë vesh që të realizojnë një projekt të përbashkët nga lëmia e blegtorisë për fermerët e fshatit Karaqë,Tërllabuq dhe Pasomë. Ky projekt i dal nga nënshkrimi i sotëm i kësaj marrëveshje mes Kryetarit të Komunës Bajram Mulaku dhe përfaqësuesit të HPI Ali Misinit, do të zgjasin tri vite dhe do të përfshijnë një ndihmë prej 20 krerëve lopë qumështore të racës së pastër të importuara nga shtete e Evropës, si dhe imputo tjera bujqësore për këta fermerë. “Gjithashtu nga pasimet e dhuratave do të përfitojnë edhe 20 familje të tjera dhe numri i përfituesve nga ky projekt do të jetë gjithsejtë 40 familje” ka thënë Misini pas nënshkrimit të marrëveshjes. Buxheti total i këtij projekti për 3 vite do të jetë 50mijë euro nga të cilat 15 mijë siguron Komuna e 35 mijë “HPI Kosova”.
Partner implementues i projektit do të jetë GLU “Viciana Rural” nga Vushtrria.