Kryetari i Komunës ka thënë të ndjehej mirë për vlerësimin që i është bërë punës së prodhuesit e përpunuesit më të madh nacional të patates. “Kjo kompani është shembull i punës dhe suksesit edhe për prodhuesit tjerë” ka thënë Mulaku. Vetë pronari i kompanisë “Pestova” Bedri Kosumi ka falënderuare Oden Ekonomike për mirënjohjen e ndarë gjersa për mbështetje në fusha të caktuara ka falënderuar MBZHR si dhe pushtetin lokal. “Ky sukses nuk i takon vetëm kompanisë që unë drejtojë por të gjithë fermerëve të këtij regjioni, kooperues me kompaninë” ka thënë Kosumi. Oda Ekonomike e Kosovës ka ndarë sot mirënjohje për kontributin e madh në prodhimin e përpunimin e patates kompaninë “Pestova”. “Si prodhues e përpunues më i madh në vend i patates cilësore;që në kompaninë e tij ka arritur ti punësoj mbi 100 punëtorë dhe mbjellur 300ha sipërfaqe me patate si dhe kompania e cila në prodhimtari ka arritur të bëjë transfero të teknologjisë, Oda Ekonomike e Kosovës i ndan mirënjohje për pronarin e kësaj Kompanie Bedri Kosumin” tha Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërgjaliu. Ministri i Bujqësisë,Pylltarisë e Zhvillimit Rural Blerand Stavileci prodhuesit e tillë bujqësor i ka quajtur heronj të Kosovës në fushën e Ekonomisë. “Këta do të jenë bartësit e zhvillimit ekonomik të vendit pasi puna e suksesshme e tyre po kontribuon edhe në zbutjen e papunësisë gjersa neve po na detyron që ketë sektor ta avancojmë duke e mbështetur” ka thënë ndër të tjera Stavileci.