R E N D I I D I T Ë S
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e KK-së, mbajtur më 26.05.2011.
2. Shqyrtimi i Qarkores buxhetore 01/12, korniza afat mesme buxhetore (KAB).
3. Aprovimi i Draft-Rregullores për shërbimin me “merimangë” për territorin e Komunës së Vushtrrisë.
4. Shqyrtimi i propozim-vendimeve për ridestinim të mjeteve buxhetore të komunës.
5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për realizim të projekteve nga mjetet e fondit të USAID-it.
6. Shqyrtimi i peticionit nga banorët e fshatit Begaj të Komunës së Vushtrrisë.
7. Shqyrtimi i propozimit për anulim të vendimit të Kuvendit të Komunës.
8. Shqyrtimi i propozimeve të ZLK-së për emërimin e anëtarëve shtesë të Komitetit për Komunitete.
9. Shqyrtimi i kërkesës për ndihmë financiare në vlerë prej 5000 € veteranëve të luftës së UÇK-së për shënimin e 28 qershorit, ditës së themelimit të Brigadës- Zona Operative e Shalës.
10. Të ndryshme.
Në bazë të nenit 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr.03/L-040, nenit 45 të Statutit të Komunës së Vushtrrisë dhe nenit 9.1 të Rregullores për mbajtjen e mbledhjes të Kuvendit të Komunës dhe organeve të tij, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë
J u f t o n
të merrni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 30.06.2011 (e enjte) me fillim në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri.