Çitaku ka vlerësuar pajisjen e qytetarëve të riatdhesuar me dokumentacionin e nevojshëm civil, përfshirjen e tyre në procesin edukativo-arsimor, ofrimin e shërbimeve shëndetësore, riparime të shtëpive dhe ndihmave tjera sa i përket pronës. “ Fondi mund të shfrytëzohet edhe për hapje të ndonjë biznesi të vogël ” ka porositur Çitaku. Ambasadori gjerman Hans Dieter Steinbach ka përshëndetur hapat e Qeverisë së Kosovës që ndërlidhen në këtë proces si dhe rolin e komunave tash e tutje. “ Ky proces nuk ka implikime vetëm të brendshme por edhe të jashtme, pasi edhe parlamenti gjerman ka diskutuar për të e ne na duhet ndihma e tyre për të ndihmuar Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave ” ka thënë Hans Dieter Steinbach. Kryetari i komunës Bajram Mulaku për fondin e Qeverisë në procesin e riatdhesimit e ka vlerësuar të një mundësie të madhe dhe lehtësuese për komunat. “ Kemi obligime ndaj shteteve të B.E-së në fazat e mëherëshme dhe tani ne duhet ta kryejmë me përpikëri këtë proces ” është zotuar Mulaku.
Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, gjatë vizitës bërë komunës së Vushtrrisë ka premtuar mbështetje për zyrtarët komunal për procesin e riatdhesimit. “ Në procesin e riintegrimit e riatdhesimit të personave e familjeve të kthyer ne duhet të jemi nxënës të shkëlqyer për të prodhuar argumente për të çuar Kosovën përpara drejt integrimeve evropiane e liberalizimit të vizave ” ka thënë Çitaku. Ajo ka njoftuar zyrtarët komunal se tani në këtë proces nuk do të jenë të vetëm.