Në këtë tubim qytetarët do të njoftohen lidhur me punën dhe aktivitetet e institucioneve të Komunës për periudhën janar- qershor 2011 si dhe do të diskutohen çështje me rëndësi dhe interes për qytetarët dhe komunën.
Ftohen qytetarët që në këtë tubim publik të marrin pjesë sa më masovikisht si dhe të paraqesin kërkesat dhe nevojat e tyre përkatësisht komunitetit, për zgjidhje të mundshme në kohë dhe procedurë të caktuar.
Tubimi publik do të mbahet me datën 24 qershor 2011(e premte), me fillim në ora 11;00, në Sallën e madhe të QK “Hasan Prishtina” në Vushtrri. Bazuar në nenin 68.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, nenin 6.1 të Udhëzimit Administrativ për Transparencë në Komuna dhe nenin 20, 21 dhe 22 të Statutit të Komunës, Kryetari i Komunës organizon tubim me qytetarë.