Mbledhja e Kuvendit të Komunës mbahet më 26.05.2011 (e enjte) me fillim në ora 10:00
Në bazë të nenit 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr.03/L-040, nenit 38 të Statutit të Komunës së Vushtrrisë dhe nenit 9.1 të Rregullores për mbajtjen e mbledhjes të Kuvendit të Komunës dhe organeve të tij, Kryesuesi i Kuvendit të
J u f t o n
të merrni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 26.05.2011 (e enjte ) me fillim në ora 10:00. Kjo mbledhje do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës – Vushtrri.
Për këtë mbledhje propozohet ky:
R E N D D I T E
1. Shqyrtimi i ekstraktit nga shënimi zyrtar me rastin e mosmbajtjes së mbledhjes së KK-së, më 29.03.2011.
2. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e jashtëzakonshme e KK-së, mbajtur më 21.04.2011.
3. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e KK-së, mbajtur më 28.04.2011.
4. Shqyrtimi i Informatës lidhur me realizimin e buxhetit Janar-Mars/2011, dhe inkasimin e të hyrave vetjake për muajin Janar-Mars/2011.
5. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për shërbimin e transportit me “merimangë” për territorin e Komunës së Vushtrrisë (shqyrtimi i dytë).
6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.59/11 për dhënien në shfrytëzim të tokës së komunës.
7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarje të mjeteve financiare nga fondi për transfere dhe subvencione për pagesë të qirasë së banimit.
8. Shqyrtimi i propozimit të KPF-së për rritjen e numrit të anëtarëve të KPF-së dhe të Komitetit për Komunitete.
9. Shqyrtimi i kërkesës nga HANDIKOS-i, nga Vushtrria për ndihmë financiare.
10. Të ndryshme.
Kryesuesi i Kuvendit
Ferit Idrizi
.