Inspektorati i komunës të mërkurën ka filluar largimin e tregtarëve nga tregu i gjelbër të cilët kanë borxhe për qiranë e shfrytëzimit të tregut.
Ndërmarrja ndërtimore private e kontraktuar nga komuna “Vëllezërit Krasniqi” nga Drenasi, ka laruar tavolinat e mallit të tregtarëve që nuk i kanë shlyer borxhet ndaj komunës.
Bajram Beqiri, drejtor i inspektoratit thotë se nuk janë kundër tregtarëve, por shprehet se ata nuk mund të punojnë pa leje të punës dhe pa paguar qiranë. Ai thotë se u kanë ofruar kompromis tregtarëve që të paguajnë së fillimisht së paku tre muaj nga borxhet që kanë, në mënyrë që të mos u ndalet puna deri në zhvendosjen e gjithë tregut nga aty. “Ne u kemi ofruar kompromise që të mos pengohen të punojnë deri në kohën kur do të bëhet dislokimi i tërësishëm i tregut në fillim të shtatorit, pasi që me vendim Kuvendit Komunal, ky lokacion është caktuar për ndërtimin e objektit të ri të Komunës përmes një donacioni të Komisionit Evropian”, ka thënë Beqiri.
Bajram Beqiri, drejtor i inspektoratit thotë se nuk janë kundër tregtarëve, por shprehet se ata nuk mund të punojnë pa leje të punës dhe pa paguar qiranë