Kuvendi Komunal këtë vit ka ndarë 26 mijë euro mbështetje për 18 klube sportive në Vushtrri. Përveç ndihmës së drejtpërdrejtë financiare, komuna e përkrah sportin edhe në forma të tjera.
“Kjo ka qenë mundësia buxhetore e komunës për ndihëm financiare të këtyre klubeve sportive, përderisa ne si komunë u vijmë në ndihmë edhe në forma të tjera këtyre klubeve, si bie fjala që klubet të gjitha aktivitetet sportive në palestra i kanë pa pagesë”, tha Qamil Sahiti, drejtor i Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri.
Vitin e kaluar në Vushtrri janë investuar 54 300 euro në sport, duke përfshirë subvencionet për klubet sportive si ndihmë financiare drejtpërdrejt për klube e po ashtu edhe investime në infrastrukturë. Sahiti ka bërë të ditur se vitin e kaluar si përkrahje e drejtpërdrejtë financiare për klubet sportive janë ndarë 17 800 euro, me 6500 euro janë mbështetur disa manifestime sportive tjera të vogla e të mëdha.
Kjo është përkrahje e drejtpërdrejtë për 18 klube sportive vushtrriase