Kryetari i Komunës Bajram Mulaku, të mërkurën ka pritur në vizitë përfaqësuesin e qeverisë së Tirolit Peter Logar, me të cilin kanë biseduar për përkrahjen e madhe që Tiroli ka bërë për Vushtrrinë si dhe për projektet që do ti realizojnë në këtë vit.
Logar i ka konfirmuar Mulakut se Qeveria e Tirolit këtë vit do të financon edhe në ndërtimin e ngrohjes në shkollën fillore “Bahri Kuqi” në fshatit Shtruerë. Nga ana tjetër kryetari Mulaku ka falënderuar qeverinë e Tirolit për përkrahjen e madhe që ka bërë për Vushtrrinë dhe qytetarët e saj. “Përveç përkrahjes në investime në shkolla është Qeveria e Tirolit ajo që bëri kompletimin e njësisë së zjarrfikësve me automjete profesionale për fikjen ne zjarrit që ajo të jetë e aftë të intervenoj” ka thënë Mulaku pas takimit që kishte me përfaqësuesin e qeverisë së Tirolit.
Ndërkaq Peter Logar ka konfirmuar përkushtimin, e qeverisë së Tirolit për ta përkrahur edhe më tej Vushtrrinë. “Duke pas parasysh nevojat e mëdha që ka Vushtrria, Qeveria e Tirolit është e interesuar që të bëjë edhe financimin e ndërtimit e sistemit të ngrohjes në një shkollë të Vushtrrisë”, ka thënë Logar.
Qeveria e Tirolit për nevoja të zjarrfikësve të Vushtrrisë ka dhuruar tri automjete të rënda të specializuara për fikjen e zjarrit si dhe tri automjete tjera të vogla. Pas takimit Mulaku bashkë me Logarin kanë bërë vizitë edhe në njësisë e zjarrfikëseve, ku kanë bërë mbikëqyrjen e ndërtimit të tri garazheve moderne për automjetet e rënda të zjarrfikësve, që po ndërtohen me investime të Tirolit.
Kryetari Mulaku ka falënderuar qeverinë e Tirolit për përkrahjen e madhe që ka bërë për Vushtrrinë dhe qytetarët e saj