Komuna e Vushtrrisë ka shënuar edhe një rekord të ri në arkëtimin e të hyrave vetjake në buxhetin komunal. Në muajin mars në arkën e komunës janë mbledhur gjithsejtë 113 419.44 euro.
Në krahasim me planifikimin, realizimi i të hyrave në muajin e kaluar është në shkallën 110 për qind, ka njoftuar Isuf Jashari drejtor i financave. Përveç rritjes të të hyrave nga tatimi në pronë, e taksë në firmë, ai ka bërë të ditur se në këtë rritje ka ndikuar edhe arkëtimi i mbi 25 451.32 eurove nga lejet ndërtimore.
Ndërkaq drejtori i urbanizimit Idriz Ismajli, vlerësoi se të hyrat më të mëdha për muajin mars, janë si rezultat edhe i efikasitetit të inspektoratit ndërtimor në parandalimin e ndërtimeve pa leje si dhe efikasitetit të Drejtorisë së urbanizmit në përgjithësi. Komuna tani e ka edhe Planin zhvillimor urban e brenda muajit prill do ta ketë edhe Planin rregullues urban për 3 zona të qytetit, e me këtë edhe dhënia e lejeve ndërtimore bëhet sipas këtyre planeve e që janë në harmoni me Ligjin mbi planifikimin hapësinor si dhe Ligjin e ndërtimit, thotë drejtori Ismajli.
Në krahasim me planifikimin, realizimi i të hyrave në muajin e kaluar është në shkallën 110 për qind, ka njoftuar Isuf Jashari drejtor i financave