Gjimnazi “Eqrem Çabej” dhe pesë shkolla fillore të Komunës së Vushtrrisë, janë përfitues të gjashtë granteve nga Banka Botërore në vlerë të përgjithshme 71 mijë Euro, të cilat do të investohen kryesisht në literaturë shkollore por edhe në mjete të konkretizimit si laboratorë e mjete muzikore.
Në kuadër të projektit “Zhvillimi Institucional i Arsimit”, Banka Botërore ka financuar me 71 mijë euro gjimnazin “Eqrem Çabej” si dhe pesë shkolla fillore në Komunën e Vushtrrisë, ka konfirmuar drejtori komunal i arsimit Qerim Selimi.
Këto donacione të BB së bëhet e ditur se do të shkojnë kryesisht në pasurimin e bibliotekave të shkollave por edhe në mjete konkretizuese të punës si pajisje laboratorike si dhe në krijimin e një kabineti të muzikës.
Në kuadër të projektit “Zhvillimi Institucional i Arsimit”, Banka Botërore ka financuar me 71 mijë euro gjimnazin “Eqrem Çabej” si dhe pesë shkolla fillore në Komunën e Vushtrrisë