Kik boksieri me renome botërore, Ilir Menxhiqi është shpallur sportisti më i mirë i vitit që shkoi në Vushtrri. Në organizim të Drejtorisë komunale të kulturës, rinisë e sportit, të hënën është bërë shpallja e sportistëve më të dalluar të vitit 2010 në komunën e Vushtrrisë. Në takimin me sportistë, kryetari i komunës Bajram Mulaku, e ka vlerësuar lartë aktivitetin e sportistëve vushtrrias të cilët e kanë përfaqësuar qytetin jo vetëm në vend por edhe në arenën ndërkombëtare. Ndërkaq mbështetje edhe në të ardhmen nga komuna për klubet ka premtuar drejtori i kulturës dhe sportit, Qamil Sahiti.
Në mesin e 10 sportistëve më të dalluar të vitit 2010 janë shpallur edhe Adem Shatrolli KM “Kosova”, Bahri Kera KF Kosova, Bahtir Pllana KV As Vushtrria, Besart Mustafa KF Artakolli, Besnik Hyseni KV As Vushtrria, Fadil Bunjaku KB Kosova, Fatos Ferizi KB Kosova, Gresa Basholli KV Kosova, Ilir Canolli KKB “Kosova”, Kaltrina Beka KH Kosova, Liridona Pllana KV Gjimnazisti, Lindrit Fetahu KH Kosova, Riad Shabani KH Kosova, Sabri Halili KSH Llamkos, Xhevat Suhagërlla KSH Shqiponja. Ndërkaq epiteti i klubit më të mirë për grupmoshat e reja për këtë vit i takoi kampionit shtetëror në basketboll për kadetë “Vushtrria Basket”, kurse epiteti i klubit më të suksesshëm për vitin 2010 i takon finalistit të kupës së Kosovës në shah, klubi i shahut “Shqiponja”. Gjithashtu me mirënjohje u nderuan shpresat e sportit vushtrrias si Dardan Menxhqiqi-klubi i kick-boxit “Kosova”, Elldin Uglari-klubi i basketbollit “Vushtrria Basket”, Florian Miftari klubi i mundjes “Kosova”, Linda Osmani-klubi i hendbollit “Kosova”, Enis Ispahiu “Vushtrria Basket”, Enver Konushevci-kick box “Kosova”, Liridona Bala-klubi i volejbollit “Kosova”, Premtim Mulaku “Vushtrria Basket”, Zaha Parduzi-KV Kosova, Uran Merovci KB “Vushtrria Basket”, Valdrin Ismaili KV “Gjimnazisti”. U nderuan me mirënjohje edhe pedagogët më të suksesshëm të vitit së Fatmire Basholli e Zaim Zenuni, pastaj veteranët e sportit Muhamet Rama e Xhemail Cecelia.
Referët më të suksesshëm vushtrrias edhe për këtë vit u shpallën referët ndërkombëtar të hendbollit Eshref Beçiri e Afrim Azemi. Me mirënjohje u nderua edhe organizuesi i turneut ndërkombëtar të pingpongt për veteranë Bajram Shallci. Ndërkaq për trajner të vitit është zgjedhur Lutfi Menxhiti, trajneri i kik boksit “Kosova”. Për kontributin e madh në edukimin e brezave të rinj përmes aktiviteteve sportive, me mirënjohje janë nderuar të gjitha klubet dhe shoqatat sportive që veprojnë në Vushtrri.
kryetari i komunës Bajram Mulaku, e ka vlerësuar lartë aktivitetin e sportistëve vushtrrias të cilët e kanë përfaqësuar qytetin jo vetëm në vend por edhe në arenën ndërkombëtare