Ministri në dorëheqje i bujqësisë Blerand Stavileci, kryetari i Komunës Bajram Mulaku dhe drejtori i Kompanisë “Ibër Lepenci” Hajdar Beqa, të hënën kanë nënshkruar marrëveshje për rehabilimtimin e Stacionimit të pompimit në fshatin Pantinë ku do të rritet sipërfaqja e ujitjes edhe në 1000 hektarë tokë. Në këtë investim të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe komunës së Vushtrrisë do të investohen gjysmë milioni Euro.
Përveç përkrahjes me grantet e subvencionimit të drejtpërdrejtë të bujqve, në kuadër të investimeve kapitale MBPZHR-ja po investon që tokës së pëlleshme të Vushtrrisë ti shtohen edhe një mijë hektarë nën sistemin e ujitjes, ka thënë Ministri Stavileci.
Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për komunën tonë kur dihet që komuna e Vushtrrisë është një komunë që ka tokë të bollshme bujqësore, dhe një pjesë e madhe e tokës varet shumë prej sistemit të ujitjes, ka thënë Mulaku.
Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Ibër-Lëpenc” Hajdar Beqa, tha se përveç marrëveshjes për stacionin e pompimit në Pantinë, tashmë ka përfunduar projekti i stacionit të pompimit në Samadrexhë dhe se vitin e ardhshëm bujqit e atyre zonave do të kenë qasje në ujitje edhe në 1300 hektarë të reja.
Në këtë investim të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe komunës së Vushtrrisë do të investohen gjysmë milioni Euro.