Ju ftojmë që të merrni pjesë në Inaugurimin e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit në 11 fshatra të Komunës së Vushtrrisë që është financuar nga Qeveria zvicerane, Komuna e Vushtrrisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe qytetarët.
Inaugurimi do të bëhet të hënën me 25 tetor, prej orës 11:00. Ceremonia e inaugurimit do të zhvillohet në Sallën e Kuvendit Komunal në ndërtesën e Komunës së Vushtrrisë.
Po ashtu të njëjtën ditë prej orës 14:00 në fshatin Pestovë bëhet inaugurimi i Urës mbi lumin Sitnicë të rinovuar nga KFOR-i.
Ceremonia e inaugurimit do të zhvillohet në Sallën e Kuvendit Komunal të hënën me 25 tetor prej orës 11:00.