Ministri i administrimit të pushtetit lokal Sadri Ferati dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancim të një projekti në ndërtim të infrastrukturës rrugore në qytetin e Vushtrrisë. Ata kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancimin e dy projekteve të ndërtimit të rrugëve “Jeton Tërstena” dhe “Avni Kutllovci” në qytetin e Vushtrrisë.
Për realizimin e këtyre dy projekteve MAPL ka ndarë 36 mijë Euro, derisa nga buxheti i komunës së Vushtrrisë janë ndarë 3 008 Euro.
Implementimin i këtyre dy projekteve të ndërtimit të rrugëve me kubëza betoni sipas marrëveshjes mes këtyre dy institucioneve pritet të bëhet brenda këtij viti.
Vlera e financimit të këtyre dy rrugëve është 39 mijë Euro