Kryetari i komunës Bajram Mulaku të mërkurën ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me drejtorin e Programit për të drejtat Civile në Kosovë, Naim Osmani. Kjo marrëveshje ka të bëjë me rregullimin e statusit personal e pronësor të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës e posaçërisht të komuniteteve pakicë, ku problemet në këtë aspekt janë më të shprehura në komuniteti RAE pasi një numër i tyre ende nuk kanë dokumente identifikimi.
Procedurat për regjistrim të tillë civil do të thjeshtësohet gjerë në masën më të mundshme ligjore dhe se komuna obligohet që të lirojë nga pagesa e taksës administrative për regjistrim të statusit civil pjesëtarët e komunitetit RAE, konform rregullores komunale për gjoba, tarifa dhe ngarkesa komunale, precizohet në këtë marrëveshje. Programi për të drejtat civile në Kosovë është partner implementues i UNHCER-it për Kosovë. Projekti i regjistrimit civil dhe përfshirjes sociale të pjesëtarëve të komuniteteve RAE realizohet në nivel regjional dhe është i financuar nga Komisioni Evropian.
Projekti i regjistrimit civil dhe përfshirjes sociale të pjesëtarëve të komuniteteve RAE realizohet në nivel regjional dhe është i financuar nga Komisioni Evropian