Duke e vlerësuar kompaninë Pestova si një model për Kosovën dhe për rajonin, i shoqëruar nga kryetari i komunës Bajram Mulaku dhe ministri i bujqësisë Blerand Stavileci, gjatë një vizitë bërë në fshatin Pestovë të Vushtrrisë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të vazhdoj partneritetin me komunitetin e biznesit. “Jemi të përkushtuar për mbështetjen e komunitetit të biznesit për hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale për ndërtimin e një shteti sovran por edhe të zhvilluar”, deklaroi kryeministri Thaçi. Gjithashtu kryeministri u ka thënë fermerëve të Vushtrrisë se është në kontakt me autoritet në Shqipëri dhe së shpejti do të tejkalohen problemet e plasmanit të patates kosovare atje.
Nga ana tjetër kryetari i komunës Bajram Mulaku, ka folur për investimet që po bënë qeveria por edhe pushteti lokal për ti përkrahur bujqit e vyeshëm vushtrrias. Ministri i bujqësisë Blerand Stavileci gjatë kësaj vizite ka paralajmëruar edhe investimet që do ti bëjë qeveria në rritjen e kapaciteteve të ujitjes së tokave të bukës në Vushtrri. “Në bashkëpunim me komunën, vitin e ardhshëm ne do të realizojmë një projekt nga skema e investimeve kapitale, për zgjerimin e kapaciteteve të ujitjes në Vushtrri edhe me 1000 hektarë tjerë”, ka paralajmëruar ministri Stavileci.
Ndërkaq pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Thaçi, pronari i kompanisë Pestova Bedri Kosumi ka kërkuar që sa më parë të hiqen barrierat aktuale, që të kenë lehtësime në plasmanin e patates në tregun e Shqipërisë.
Jemi të përkushtuar për mbështetjen e komunitetit të biznesit për hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale për ndërtimin e një shteti të zhvilluar deklaroi kryeministri Thaçi.