Qytetarë të nderuar,
K.K. i Vushtrrisë ka marre vendim për hartimin e disa planeve rregulluese te qytetit të Vushtrrisë . Për fazën e parë janë identifikuar zonat me prioritet per rregullim ku gjenden edhe zona1,zona 2 dhe zona 3 të përfshira në PZHU të Vushtrrisë.
Puna në hartimin e planeve rregulluese „Zona 1","Zona 2" dhe „Zona 3", duhet të jetë e bazuar ne Planin zhvillimor urban të aprovuar kohë me pare si dhe në rregulloren për Plane Rregulluese Urbane. Gjatë hartimit te këtyre planeve rregulluese, Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes se Ambientit e Vushtrrisë, do te organizoje takime ku do të prezantohen rezultatet e punës dhe do te kërkohen mendimet e qytetarëve për punën e kryer.
Në këto takime ,qytetarët duhet të jenë pjesëmarrës aktiv ne marrjen e vendimeve në lidhje me planin. Anëtaret e ekipit hartues e kan bere nje anketim, përmes pyetësorëve, ne lidhje me gjendjen ekzistuese, nevojat dhe kërkesat e komunitetit, duke lëne mundësin që edhe propozimet e qytetareve te mund te përfshihen në këto plane. Pjesëmarrja është e vetmja mënyre që secili prej nesh të kontribuoj në ngritjen e kualitetit të ambientit ku jetojmë dhe punojmë.
Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit
Takimi i parë publik me qytetarë
PLANET RREGULLUESE URBANE PER ZONAT 1, 2 DHE 3
ZONA 1-Zona e Qendrës
ZONA 2-Ura e Gurit
ZONA 2-Zona e Lumit Tërrstena
Data: 13 tetor 2010 e mërkure
Koha: ora 13.00
Vendi: Shtëpia e Kulturës
Pjesëmarrja e juaj e rritë dhe ndanë ndjenjën e përgjegjësisë për vendimet e marra për te siguruar se projekti do të jete i suksesshëm, dhe i qëndrueshëm.
Takimi i parë publik me qytetarë
PLANET RREGULLUESE URBANE PER ZONAT 1, 2 DHE 3
ZONA 1-Zona e Qendrës
ZONA 2-Ura e Gurit
ZONA 2-Zona e Lumit Tërrstena
Data: 13 tetor 2010 e mërkure
Koha: ora 13.00
Vendi: Shtëpia e Kulturës