Përmes MAPL-së Komuna e Vushtrrisë ka marr një njoftim se Komisioni Evropian do të financoj ndërtimin e objektit të Komunës. KE ka ndarë një fond prej 5 milion Euro për ndërtimin e pesë objekteve komunale, në mesin e të cilave është edhe ajo e Komunës së Vushtrrisë, ka konfirmuar kryetari i komunës Bajram Mulaku. Ky është një lajm i mirë për shkak se administrata komunale punon në një objekt shumë të vjetër dhe që nuk i plotëson kushtet për punë, ka thënë Mulaku.
Kuvendi i Komunal ka marr vendim që objekti i komunës të ndërtohet në lokacionin ku aktualisht është tregu i gjelbër
KE ka ndarë një fond prej 5 milion Euro për ndërtimin e pesë objekteve komunale, në mesin e të cilave është edhe ajo e Komunës së Vushtrrisë.