Drejtues të qeverisë së Kosovës, kryetari i komunës Bajram Mulaku, përfaqësues të institucioneve tjera vendore e ndërkombëtare, por edhe fermerë të shumtë të premten kanë marrë pjesë në manifestimin Dita e patates që këtë vit është organizuar nga Ministria e bujqësisë në bashkëpunim me komunën e Vushtrrisë dhe kompaninë Pestova.
Ministri i bujqësisë Blerand Stavileci i cili edhe e ka hapur manifestimin, tha se rruga e zhvillimit të kompanisë “Pestova” që merret me kultivimin dhe përpunimin e patates duhet të jetë shembull edhe për sektorë tjerë të bujqësisë në Kosovë. Ndërkaq ministri i MEF Ahmet Shala tha se bujqësia do të jet prioritet i qeverisë. “Në top agjendën e MEF-it por edhe të qeverisë së Kosovës në të ardhmen do të jetë bujqësia”, ka paralajmëruar Shala.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku tha se komuna e Vushtrrisë ka rritur buxhetin për investime në bujqësi në vitin e ardhshëm. “Resurset e shkëlqyeshme natyrore të Vushtrrisë bujqit vushtrrias janë duke i shfrytëzuar mjaftë mirë në ngritjen e sektorëve të bujqësisë si është ai i patates.
Mark Wood, tha se USAID-i ka mbështetur kompaninë “Pestova” por edhe këtë sektor të bujqësisë në përgjithësi si në certifikimin e produkteve të tyre.
Duke theksuar problemet që prodhuesit e patates po kanë me tregjet e jashtme pronari i kompanisë Pestova, Bedri Kosumi ka kërkuar që të ketë ndërhyrje që marrëveshja e CEFTA-së të zbatohet në të gjitha vendet e Ballkanit.
Rruga e zhvillimit të kompanisë “Pestova” që merret me kultivimin dhe përpunimin e patates duhet të jetë shembull edhe për sektorë tjerë të bujqësisë në Kosovë, ka thënë ministri Stavileci