Ndërkaq ambasadori holandez Robert Bosch tha se ndjehet i lumtur për mardhëniet shumë të mira mes turqve të Holandës dhe komunës së Vushtrrisë e cila me këtë rast përfitoj pajisje shumë të nevojshme për qytetarët e Vushtrrisë. Gjatë vizitës në Vushtrri kryetari i organizatës Bulent Shenaj dhe kryetari i komunës Bajram Mualaku kanë biseduar lidhur me mundësinë që kjo organizatë të investoj në ndërtimin e një objekt banimi për jetimët në Vushtrri. Shenaj ka folur për përkushtimin e organizatës së tyre për të ndihmuar qytetarët e Vushtrrisë. Pos autoambulancës, ata kanë thënë se së shpejti do ta sjellin në Vushtrri edhe një automjet tjetër transportues për nevoja të personave me aftësi të kufizuara. Vitin e kaluar të rinj nga kjo organizatë kanë bërë ngjyrosje dhe vizatime artistike në muret e brendshme në një objekt të ri shkollor, ndërkaq që në këtë vizitë kanë deklaruar se vitin e ardhshëm do ta bëjnë renovimin e objektit të shkollës “Ali Këlmendi”.
Ambasadori i sapoemëruar holandez në Kosovë Robert Bosch, zëvendës ambasadori turk Emre Ozkan, kryetarin e Shoqatës “Hollanda Diyanet Vakfi” Bulent Shenaj të martën kanë dorëzuar një autoambulancë moderne për nevoja të Spitalit të Vushtrrisë bashkë me pajisje tjera mjekësore. Me rastin e pranimit të kësaj dhurate kryetari i komunës Bajram Mulaku është shprehur mirënjohës miqve turq që jetojnë në Holandë me të cilët tha se tash ndërtuar një bashkëpunim shumë të mirë.