Komuna e Vushtrrisë dhe organizata Heifer Internacional Kosova, të enjten kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për investime të përbashkëta në blegtori.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje kryetari i komunës Bajram Mulaku e vlerësuar shumë të rëndësishme. “Kjo marrëveshje do të hap rrugën për rritjen e mirëqenies sociale të disa familjeve në Vushtrri që kanë kushte për rritjen e gjedheve”, ka thënë Mulaku. Ai ka bërë të ditur se për vitin e ardhshëm Komuna e Vushtrrisë ka paraparë 75 mijë Euro për subvencionimin e bujqësisë. Ndërkaq drejtori i Heiferit Nuridin Mestani, tha se me bashkëfinancim me Komunën e Vushtrrisë vitin e ardhshëm presin fillimin e një projekti katër vjeçar ku fillimisht pritet që të përfitojnë 20 familje.
Heifer Internacional me seli në SHBA është organizatë që vepron në 128 vende të botës dhe përmes projekteve në bujqësi për qëllim ka luftimin e varfërisë.

“Kjo marrëveshje do të hap rrugën për rritjen e mirëqenies sociale të disa familjeve në Vushtrri që kanë kushte për rritjen e gjedheve”, ka thënë Mulaku.