Gjatë përfundimit të punimeve të kësaj rruge ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës Bajram Mulaku, i cili ka përgëzuar banorët për rrugën, për të cilën tha se është bërë me standarde të mira por që edhe është investuar shumë në të nga qeveria e Kosovës. Ndërkaq banorët e këtyre fshtrave që dikur thonë se ishin të izoluar, tani shprehen të kënaqur që u bënë me rrugë të asfaltuar. “Fshati ynë pothuajse ishte i izoluar, sidomos gjatë stinës së dimrit kjo rrugë shpesh bëhej e pakalueshme”, thotë Ilmi Haziri banorë i Kollës. Tani kur po bëhet rruga ai thotë se banorët që ikur kanë ikur, tani kanë shprehur interesimin që të kthehen të jetojnë sërish në pronat e tyre.
Rruga Vërnicë Kollë me gjatësi prej 4.1 kilometra ka kushtuar 730 mijë Euro dhe është financuar nga MTPT-ja.
Ka përfunduar rruga që lidh fshatrat Vërnicë dhe Kollë me qytetin e Vushtrrisë. Në një projekt dy vjeçar, të premten ka përfunduar vënia e shtresës së dytë të asfaltit të kësaj rruge për të cilën është investuar shumë nga Qeveria e Kosovës.