Komuna e Vushtrrisë përmes drejtorisë për ekonomi, bujqësi dhe zhvillim përmes një projekti për mbështetje të bujqësisë ka ndarë 12 serra për kultivimin e perimeve. Qëllimi është që të përkrahen fermerët që e kanë traditë perimekulturën por normalisht edhe që i kanë kushtet për kultivimin e perimeve, ka thënë drejtori i drejtorisë për ekonomi, bujqësi e zhvillim Nasuf Aliu. Për këtë projekt komuna ka ndarë një buxhet prej 20 mijë Euro, ndërkaq që pjesëmarrja e fermerëve që kanë përfituar kompletë serën me të gjitha pajisjet por edhe fidanët, ka qenë 4200 Euro, apo 350 Euro nga një përfitues.
Gjithashtu përmes një projekti tjetër në bashkëpunim me fermerë edhe shoqata për zhvillimin e bujqësisë, Iniciativa për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës IADK në Vushtrri ka ndarë 3 serra me nga 200 metra katrorë dhe kompletë me të gjitha pajisjet dhe fidanët.