Me ftesë të kreut të komunës “Mamak“, njëren prej komunave të kryeqytetit të Turqisë Ankarasë, një delegacion i Komunës së Vushtrrisë i kryesuar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, nga data 11 deri në 16 prill po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi.
Agjenda e kësaj vizite zyrtare në Turqi ka të bëjë me përvojat dhe bashkëpunimin në lëmin e arsimit kryesisht atë fillor, por që në agjendë të takimeve në kuadër të kësaj vizite do të jetë edhe përvoja e shtetit turk lidhur me restaurimet dhe konzervimet e monumenteve kulturoro-historike dhe vetë mënyra e menaxhimit të tyre. Në delegacionin vushtrrias kanë udhëtuar edhe anëtarë të Kuvendit komunal, duke përfshirë edhe Ergyn Sungurin anëtar i KDTP-së si dhe disa prej drejtorëve të administratës lokale.