Komuna e Vushtrrisë njofton qytetarët se më 27-28 qershor 2025 (e premte dhe e shtunë), duke filluar nga ora 20:00, do të realizohet dezinsektimi i hapësirave publike në qytetin e Vushtrrisë, me qëllim të kontrollimit dhe zvogëlimit të pranisë së insekteve (mushkonjave dhe të tjera).
Lusim qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit të:
– Mbyllin dritaret dhe dyert e objekteve banesore dhe afariste;
– Tregojnë kujdes të shtuar për bletët, duke i mbajtur të mbyllura kosheret në kohën e intervenimit;
– Shmangin qëndrimin jashtë, në hapësirat ku do të kryhet spërkatja.
Dezinsektimi do të kryhet me preparate të certifikuara, të aprovuara nga institucionet përkatëse dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin nëse respektohen udhëzimet e mësipërme.
Për çdo ndryshim eventual në orar (në rast të kushteve atmosferike), do të informoheni me kohë në kanalet zyrtare të Komunës.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!
Komuna e Vushtrrisë