Sot është mbajtur edicioni i dytë i “Vushtrria Code Fest”, që është organizuar nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në bashkëpunim me Innovation Academy.
Në këtë edicion, 200 të rinj prezantuan projektet e tyre inovative nga robotika dhe inteligjenca artificale.
Kryetari Idrizi, tha se Komuna e Vushtrrisë do të jetë gjithmonë në mbështetje të të rinjve vushtrrias.
“Komuna jonë ka mbështetur këtë organizim dhe do të mbështesë edhe në vazhdimësi nisma të tilla që ndihmojnë rininë tonë dhe sjellin energji të madhe pozitive kreativitet dhe inovacion në qytetin e Vushtrrisë”, tha kryetari Idrizi.