Komuna e Vushtrrisë ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore me qytetarë, në kuadër të përgatitjeve për hartimin e buxhetit të vitit 2026.
Dëgjimi është mbajtur me banorët e Këshillit Lokal Samadrexhë, që përfshin fshatrat Samadrexhë, Ceceli, Sllakoc, Zagorë dhe Kunovik.
Po ashtu, dëgjim publik është mbajtur edhe me banorët e Këshillit Lokal Maxhunaj, që përfshin fshatrat Maxhunaj, Ropicë dhe Vilanc.
Dëgjimi ka vazhduar edhe me banorët e Këshillit Lokal Smrekonicë, ku bëjnë pjesë fshatrat Smrekonicë, Dobërllukë, Pasomë, Bajskë, Sllatinë dhe Tërllobuq.
Gjatë takimeve, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa së bashku me zyrtarët e Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Thesar, prezantuan projektet dhe investimet e planifikuara për këto zona.
Ndërkohë, qytetarët pjesëmarrës në këto dëgjime paraqitën kërkesat dhe propozimet e tyre.