Në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, inspektorët komunalë po vazhdojnë aktivitetet në terren me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të ujit të pijshëm.
Task-Forca e përbashkët, e përbërë nga zyrtarë të të dy institucioneve, është duke monitoruar përdorimin e ujit të pijshëm në territorin e Komunës së Vushtrrisë, duke identifikuar rastet e keqpërdorimit dhe duke ndërmarrë masa konkrete ndaj shkelësve.
Komuna e Vushtrrisë dhe KRU “Mitrovica” u bëjnë thirrje qytetarëve që të përdorin ujin e pijshëm me kujdes dhe të raportojnë rastet e keqpërdorimit.