Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe u proceduan për Kuvend janë:
1. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 16.06.2025;
2. Raport për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore, për periudhën janar – qershor 2025;
3. Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Vushtrrisë për vitin 2024;
4. Informatë për ndarjen e bursave dhe shpërblimet e nxënësve për vitin 2024/2025;
5. Informatë lidhur me mbrojtjen e mjedisit;
6. Draft – Rregullore për Transparencë në Komunën e Vushtrrisë;
7. Draft – Plani i Veprimit për Transparencë Komunale 2025-2028;
8. Kërkesë për përkrahje financiare për shërim;
9. Pyetje dhe përgjigje.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.