Në 14 vjetorin e rënies së heroit Enver Zymeri, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me kabinetin qeverisës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule pranë varrit të tij.
Më pas, kanë vizituar familjen e heroit Enver Zymeri, ku janë pritur nga babai i tij.
“Sot, në nderim të 14-vjetorit të rënies heroike të Heroit Enver Zymeri, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh pranë varrit të tij në fshatin Duboc. Më pas vizituam edhe familjen e Heroit Enver Zymeri, për të shprehur mirënjohjen dhe respektin më të thellë për sakrificën e tij, e cila është e gdhendur në kujtesën tonë kolektive si simbol i lirisë dhe mbrojtjes së atdheut. Lavdi e përjetshme Heroit Enver Zymeri!”, tha kryetari Idrizi.