Komuna e Vushtrrisë është vlerësuar 100% transparente në publikimin e dokumenteve buxhetore nga Instituti GAP, në raportin vjetor “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2024.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se ky rezultat është zotim i mbajtur sepse një komunë transparente është një komunë që respekton qytetarët e vet.
“E gjetëm transparencën buxhetore në 62%. E sollëm në 100% – për qytetarët tanë. Kur morëm drejtimin e Komunës së Vushtrrisë, transparenca buxhetore ishte në nivelin 62%. Me punë të përditshme, me përkushtim dhe me vullnet për ta kthyer besimin publik, arritëm ta çojmë në 100% – dhe këtë për të dytin vit radhazi. Faleminderit ekipit tim dhe gjithë atyre që besojnë në qeverisje të ndershme”, deklaroi kryetari Idrizi.