Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se është asfaltuar rruga “Atdhetari” dhe segmenti përfundimtar në dalje të qytetit.
Me këtë rast, kryetari Idrizi theksoi se punimet po ecin me ritëm të mirë dhe kjo pjesë e rëndësishme e infrastrukturës do të jetë në shërbim të banorëve.
“Punimet për asfaltimin po ecin me ritëm të mirë dhe shumë shpejt, kjo pjesë e rëndësishme e infrastrukturës do të jetë në shërbim të banorëve të kësaj zone.Kënaqësi të takoja qytetarët që e kanë pritur me durim këtë projekt, si dhe bashkatdhetarët tanë nga mërgata, të cilët po e shohin nga afër ndryshimin që po ndodh në Vushtrri. Premtimet po i kthejmë në punë konkrete.
”, tha kryetari Idrizi.


