Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim Stephane Vanderveken, i cili ka qenë përgjegjës i zyrës së Organizatës Ndërkombëtare “Mjekët pa Kufij” dhe ka ofruar asistencë mjekësore në Vushtrri gjatë vitit 1999.
Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për kontributin e dhënë në ofrimin e asistencës mjekësore për qytetarët e prekur nga lufta, kryetari Idrizi i ka ndarë atij një mirënjohje.
Ndërsa Stephane Vanderveken i dhuroi kryetarit Idrizi librin e tij “NN Kronika Kosovare”, i cili është një rrëfim i një psikologu belg që u doli në ndihmë një numri të madh njerëzish në Vushtrri, të cilët jetonin thellësisht të traumatizuar nga pasojat e luftës.
“Faleminderit për shërbimin e bërë ndaj qytetarëve të Vushtrrisë dhe dokumentimin e luftës përmes librit”, tha kryetari Idrizi.