Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se sot kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Skoçan.
Me këtë rast, tha se këtij fshati po i hapet rruga drejt zhvillimit, turizmit malor dhe agroturizmit.
“Skoçani, fshati i bukur malor që deri sot ishte i vetmi pa rrugë të asfaltuar, po merr rrugën që e dërgon drejt zhvillimit, turizmit malor dhe agroturizmit. Sot bashkë me banorët nisëm punimet për asfaltimin e rrugës, që ishte një premtim i imi ndaj banorëve të Skoçanit, dhe jam i lumtur që po e bëjmë realitet së bashku.
”, deklaroi kryetari Idrizi.