Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot ka marrë pjesë në përurimin e riasfaltimit të rrugës kryesore që lidh fshatrat Dumnicë e Epërme, Dumnicë e Llugës dhe Dumnicë e Poshtme me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Me këtë rast, kryetari Idrizi, tha se një projekt shumë i rëndësishëm për tri Dumnicat tashmë është realitet.
“Një projekt shumë i rëndësishëm tashmë është realitet. Rruga është mbi 10 kilometra gjatësi dhe do t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve. E gëzofshin banorët! ”, deklaroi kryetari Idrizi.


