Komuna e Vushtrrisë ka shënuar sot simbolikisht fillimin e Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, bashkë me zyrtaret e komunës, u solidarizuan me secilën grua dhe familje që po përballet me këtë sfidë, duke theksuar rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe diagnostikimit të hershëm.
“Sot shënuam simbolikisht fillimin e Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në këtë thirrje të përbashkët e solidarizim bashkë me zyrtaret e Komunës së Vushtrrisë, për secilën grua e familje që po përballet me këtë betejë. Jemi pranë jush”, tha kryetari Idrizi.


