Sot është përuruar sheshi “Adem Jashari” dhe parkingu nëntokësor, një projekt modern që e transformon pamjen e qytetit tonë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se ky është një nga projektet më të mëdha të qeverisjes lokale në historinë e Vushtrrisë.
“Sot përuruam një nga projektet më të mëdha të qeverisjes lokale në histori të Vushtrrisë, që e ndryshon pamjen e qytetit tonë, Sheshin “Adem Jashari” dhe Parkingun Nëntokësor. Një hapësirë moderne, funksionale dhe e denjë për qytetarët tanë dhe vizitorët, e ndërtuar me kujdes dhe përkushtim që nga dita e parë e mandatit. Faleminderit nga zemra gjithë qytetarëve për durimin dhe mbështetjen”, tha kryetari Idrizi.