Sara mori sot rolin e Drejtoreshës së Administratës në Komunën e Vushtrrisë, në kuadër të aktivitetit të organizuar për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mundësive të Barabarta.
Ajo, bashkë me shokët dhe shoqet e saj, u bënë pjesë e stafit të Komunës së Vushtrrisë, ku ofruan shërbime për qytetarët.
Gjatë punës, ata u vizituan nga Drejtoresha e Administratës, Hyrie Uka Hoxha, dhe Udhëheqësja e Sektorit për të Drejtat e Njeriut, Remzije Zekolli.
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Mundësive të Barabarta u organizua nga Drejtoria e Administratës dhe Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Shoqatën HANDIKOS, me qëllim të promovimit të barazisë, përfshirjes dhe mundësive të barabarta në vendin e punës.




