Sot, në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të humanistit dhe doktorit Safet Idrizi, u organizua një akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së një personaliteti që tërë jetën ia kushtoi atdheut, humanizmit dhe shëndetit të njerëzve.
Akademia përkujtimore u mbajt nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili në fjalën e tij tha se sot u përkujtua njeriu që gjithë jetën ia kushtoi shërbimit ndaj atdheut, humanisti, mjeku dhe luftëtari i lirisë, Dr. Safet Idrizi.
“Në këtë 5-vjetor të ndarjes së tij nga jeta, e nderuam figurën e një njeriu që nuk njohu lodhje kur bëhej fjalë për atdheun dhe për njerëzit në nevojë. Ai nuk jetoi për veten, por për të tjerët.
Shembulli, përkushtimi dhe humanizmi i tij do të mbeten përherë udhërrëfyes për ne dhe për gjeneratat që vijnë”, tha kryetari Idrizi.
Gjatë akademisë u shfaq edhe dokumentari “Safet Idrizi – Mjeku luftëtar i lirisë”, nga autori Prof. Dr. Nusret Pllana.





