Sot, në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të UÇK-së Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Bletaj.
Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri, pjesëtarë të Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës, ranë heroikisht në betejë në Opterush të Rahovecit, duke u bërë simbol i përkushtimit dhe dashurisë për atdheun.
“Kujtimi për ta mbetet i gjallë në zemrat tona, si shembull i përjetshëm i guximit dhe sakrificës për liri. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, tha kryetari Idrizi.


