Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se ditëve të fundit janë asfaltuar disa rrugë, si në qytet ashtu edhe në fshatra, me qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe lehtësimin e jetës së banorëve.
“Këto punime janë pjesë e angazhimit tonë për të krijuar një infrastrukturë më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.” – tha kryetari Idrizi.


